Aksident i rëndë në Pogradec, furgoni përplas motorrin
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në Pogradec.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën e Volorekës ndërsa mësohet se një furgon ka përplasur një motor.

Nga ky aksident i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.07.2017 jemi njoftuar se në rrugën e Volorekës janë përplasur një mjet tip motorr pa targa dhe një mjet furgon tip “Benz – Mercedez” me targa AA 641 HV, me drejtues shtetasin F.T.

Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i motorrit (ende i paidentifikuar) i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. /albeu.com/

Shtuar më 08/07/2017, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori