Aksident i rëndë në Peshkopi, makina përplas 3 të mitura
Një automjet tip “Benz” ka përplasur tri vajza minorene në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 21.30 minuta të mbrëmjes së sotme.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë konstatuar se E.D., 22 vjeç, banues në Selane-Peshkopi, duke drejtuar automjetin tip “Benz 2500”, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur lehtë 3 vajzat minorene me iniciale S.R., e S.D, dhe A.S, 15 vjeçare.

Dy prej vajzave kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë, ndërsa vajza e tretë me iniciale A.S, është shtruar në spital, por jashtë rrezikun për jetën, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 23:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori