“Aleatëve po iu soset durimi”, Rama: Mund të ketë sanksione për Kosovën nëse nuk pranon kërkesat e BE

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në Kosovë gjatë një konference për shtyp dhe ka thënë se se aleatët dhe partnerët ndërkombëtare janë në kushtet e sosjes së durimit.

Ai shtoi se mund të ketë sanksione për Kosovën, nëse kryeministri Albin Kurti nuk pranon kërkesat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

“Unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për snaksione, por të masave shtrënguese, ndaj një shteti që është krijuar nga ata që qartësisht, janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për të kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shftyrëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë, kam shumë frikë se plani që është në plan, realisht, shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, tha Rama.


Shtuar 13.06.2023 19:52