E FUNDIT/ Aksident i rëndë në Lushnje-Fier, humb jetën pasagjeri
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnjë-Fier.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i vdekur pasagjeri, ndërsa shoferi është plagosur.

Lushnje

Gjatë ditës së sotme, në autostradën Lushnje-Fier, shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.

Shtetasi I.B ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi H.G ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2019, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori