Joao Mario për CR7: I tha të gjitha te intervista, duhet të përqendrohemi te Botërori

Jehona e intervistës së dhënë nga Cristiano Ronaldo ka pushtuar edhe kombëtaren portugeze, e cila po përgatitet për Kupën e Botës që fillon të dielën.

Nga përgatitja me kombëtare, ish-lojtari i Interit, Joao Mario ka folur për “Record” në lidhje me situatën e nxehtë.

“Nuk mendoj se ka hsumë për të thënë për këtë. Duhet të përqendrohemi te ajo që është më e rëndësishmja, domethënë ne të gjithë jemi mësuar të përballemiu me shumë presione dhe nuk mendoj se kjo gjë mund të sjellë më shumë presion për asnjërin prej nesh”, është shprehur mesfushori i Benfica./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2022 12:52