BE vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë: Përgjigje për rolin e tyre në luftën e Ukrainës

Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, një aleat kyç i Moskës, pasi vazhdon presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë, ka thënë kryetarja i krahut ekzekutiv të bllokut.

“Ne do të mbajmë presionin mbi Kremlinin për aq kohë sa të duhet me një regjim sanksionesh të ashpër, ne do t’i shtrijmë këto sanksione ndaj atyre që mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë si Bjellorusia ose Irani”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë.

“Dhe ne do të dalim përpara me sanksione të reja kundër Bjellorusisë duke iu përgjigjur rolit të tyre në këtë luftë ruse në Ukrainë”, shtoi ajo. /albeu.com


Shtuar 10.01.2023 14:19