Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një
aksident në
aksin rrugor Balldre-Lezhë.
Burimet bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra tjetre.
Dyshohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.
Goditjet e aksidentit kanë qenë mjaftë të fuqishme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme të mjeteve tip “peugeot” dhe “Benz”.
Në vendngjarje forcat blu kanë nisur hetimin për zbardhej e shkaqeve të aksidentit në
aksin rrugor Balldre-Lezhë./albeu.com/
Shtuar më 16/01/2021,
ora 18:13