Aksident me dy të vdekur në Kosovë, përfshihet eskorta e ambasadores turke
Pëlqej
Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç është bërë pjesë e një aksidenti të trafikut në fshatin Mramor. Kiliç ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK.

Ndërkaq në aksidentin e rëndë që u përfshinë tri vetura kanë humbur jetën dy persona dhe katër të tjerë janë lënduar.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine - Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete. si pasoje e aksidentit lendime trupore kane pesuar 6 persona. Dy prej te cileve ne vendin e ngjarjes kane nderruar jete. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje, nderkohe qe 4 personat e lenduar jane derguar per tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.


Shtuar më 16/11/2018, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori