Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptari
Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm ku si pasojë një shqiptar dhe një maroken kanë ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në drejtim të Triestes, në shtrirje mes Villesse dhe Redipuglia.

Shqiptari mësohet të jetë Arjan Disha 28-vjeçar dhe 34-vjeçari maroken Jamal Amaadour, të dy banorë në provincën e Trevisos, të cilët ishin duke udhetuar me nje “Fiat Bravo” drejtuar nga Disha kur makina ka shkaqe ende të panjohura, është përplasur me një automjet në parking.


Sipas mediave të huaja, nuk perjashtohjet mundesia qe shoferin ta kete zene gjumi, çka ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të rinjve./albeu.com/


Shtuar më 24/05/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori