Aksident tragjik në Itali, aksidentohet rëndë 25-vjeçari shqiptar

Pëlqej
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë mëngjesin e së hënës në Itali. Rreth orës 05:30 në Guaçiorna një makinë tip Mercedes brenda së cilës ndodheshin tre persona, humbi kontrollin dhe u përmbys.

Viktimat janë Giuseppe Fratterigo 44 vjeç dhe 62-vjeçari Andrea Ursino, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shqiptari Saimir Picari 25 vjeç. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Novi Ligure.

Sipas medieve italiane, për të nxjerrë pasagjerët që ishin bllokuar brenda makinës, u desh ndërhyrja e zjarrkësve. Policia ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. /albeu.com/




Shtuar më 16/10/2017, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori