Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Aksident i rëndë në Himarë, vdes 39-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Himarë.

Mësohet se një i ri ka humbur jetën duke udhëtuar me motor tip "Hamer" me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket 39-vjeçarit me inicialet K. Sh., banues në Tiranë.

Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori