Aksident i rëndë në Fier-Lushnje, dy të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Lushnje.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 në aksin Lushnje-Fier.

Mësohet se makina tip “Renault”, me targë AA 468 PY ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal.

Nga aksidenti ka nderruar jete shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cilicili vdiq ne spital. Nderkohe qe shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Lushnje. Në datën 03.07.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY.

Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar.

Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.

Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. /albeu.com/


Shtuar më 03/07/2017, ora 08:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori