Aksident i rëndë në Elbasan, zjarrfikësja nxjerr një grua nga makina
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqin.

Ngjarja ndodhi rreth orë 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papërr.

Burime nga vendngjarja raportuan se në aksident u përfshinë dy automjete dhe se janë plagosur të paktën dy persona.

Një grua është nxjerrë nga zjarrëfikësja prej automjetit.

Shtuar më 22/01/2021, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori