Aksident i rëndë në Elbasan, shoferja i shpëton kamionit por godet fuqishëm bordurën
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Paper.

Mësohet se një mjet i cili drejtohej nga një grua, dhe në tentativë për t'i shpëtuar përplasjes me një kamion është përplasur me anësoren e rrugës duke pësuar dëme të mëdha.

Mjeti ka qënë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por nga goditja e fortë ka ndryshuar korsinë.

Fatmirësisht nuk raportohen viktima, por gruaja vijon të jetë në mjet për shkak të goditjes së rëndë duke pësuar plagë në trup.

Ende policia dhe ambulanca nuk ka shkuar ne vendngjarje. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2020, ora 17:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori