Aksident i rëndë në Bulqizë, 32 vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë ku një 32-vjecar që po drejtonte motorin është përplasur me një automjet tip “Fiat”. N

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:30. Si pasojë e plagëve të shumta i riu është nisur me urgjencë drejt Tiranës me helikopter.

“Rreth orës 09.30, në fshatin Okshatinë, Bulqizë, është aksidentuar automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Y. K, me një motomjet me drejtues shtetasin B. N., ku si pasojë është dèmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të áksidentit”, njofton policia.
Shtuar më 24/09/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori