Aksident i rëndë në autostradë, 5 të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Bëhet e ditur se 5 persona kanë mbetur të plagosur. Mes të plagosurve është dhe një grua, ndërsa bëhet e ditur se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë

Tiranë. Informacion paraprak Më datë 10.07.2017, rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e polisisë të cilat kanë konstatur se janë përplasur tre automjete, konkretisht mjeti tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Volsëagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit: – S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Volsëagen Golf). – I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe Xh.H., 17 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 22:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori