Aksident i rëndë me pasojë vdekjen, humb jetën shoferi në Tiranë
Aksident i rëndë me apasojë vdekjen e një personi është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, ku mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili menjëherë pas aksidentit është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetësore, dhe rreth orës 17:00 të pasditres, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë gtë rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 01/04/2020, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori