Aksident i rëndë me 4 të rinj shqiptarë në Itali, humb jetën 20-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia, Itali.

Një makinë me të cilën udhëtonin 4 të rinj shqiptarë, të moshës 19-20 vjeç, ka humbur drejtimin në rrethana ende të paqarta, duke u përplasur me një pemë.

Për pasojë 4 djemtë janë plagosur rëndë.

Ata janë transportuar menjëherë me auotambulancë për të marrë ndihmën mjekësore por një prej tyre nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve të marra, duke humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Chiari.

Viktima, i cili drejtonte makinën është identifikuar si Klajdi Hallulli.

Mësohet se edhe një prej të rinjve ndodhet në gjendje serioze për jetën ndërsa 2 të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane ende nuk kanë qartësuar shkaqet e aksidentit të rëndë.
Shtuar më 18/10/2020, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori