Aksident i rëndë në Vlorë, makina merr përpara nënë e bir
Një aksident ka ndodhur në zonën e Skelës, ku një grua, e cila ishte duke kaluar rrugën me të birin u përplas nga një makinë. Burime për “Dosja.al” bëjnë me dije se fëmija ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nëna është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Fëmija është marrë nga vendi i ngjarjes nga një polic, i cili ka marrë të miturin në krahë për ta dërguar tek familjarët.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës luksoze dhe po kryen hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 25/07/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori