Aksident i rëndë, automjeti merr para të moshuarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korcës tek vendi i quajtur "Dritat e Verdha".

Një automjet ka përplasur të moshuarin me bicikletë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca.

I moshuari është dërguar me urgjencë në spital,ku është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në një nga segmentët më të rrezikshëm të qytetit ku janë regjistruar një numër i madh aksidentesh.
Shtuar më 11/08/2020, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori