Aksident i frikshëm pranë TEG-ut, makina përfundon e përmbysur (VIDEO)
Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe në kryeqytet.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje shihet se njëra prej mjeteve ka përfunduar e përmbysur anës rrugës.

Aksidenti ka ndodhur tek kopshti botanik dhe për momentin trafiku paraqitet i rënduar, në sensin e lëvizjes nga pallati me shigjeta drejt TEG.

Nga raportimet e para nuk flitet për viktima apo persona të lënduar. /albeu.com/


Shtuar më 30/11/2017, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori