Aksident i frikshëm në Zvicër, humb jetën vajza shqiptare
Pëlqej
Një vajzë tetë vjecare shqiptare ka humbur jetën pas aksidentit të djeshëm në në autostradë, në Kantonin Aargau, Zvicër.

Një makinë ishte ndalur në anë të autostradës kur një tjetër tjetër që po vinte, e ka goditur atë, njofton Policia Kantonale e Aargaut.

E ndjera kishte qenë në makinën e nënës së saj, një kosovare 26 vjeçe, të ndalur në shiritin ndihmës të autostradës, kur një makinë tjetër, e kishte goditur atë, transmeton albinfo.ch. Edhe shoferi i makinës së dytë qëlloi të ishte kosovar! Vajza, me plagë të rënda ishte transportuar me helikopter për në spital.

“Shkolla Aarau është kapluar nga pikësllimi për vajzën, e cila ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku”, thuhet në një komunikatë të kësaj shkolle. Sipas saj, nxënësit do të kenë trajtim psikologjik nga udhëheqja e shkollës dhe punëtorët socialë përcjell albinfo.ch..

Kosovarja dhe djali i saj 9 vjeçar ashtu si dhe shkaktari i ndeshjes, (shoferi i makinës tjetër) kanë pësuar lëndime të lehta në këtë ndeshje.

Prokuroria Publike Lenzburg-Aarau ka iniciuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën te aksidenti, Ndërsa policia i ka marrë patentshoferin shkaktarit të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori