Aksident i frikshëm në Vlorë, makina përplas fëmijën 3 vjeç
Pëlqej
Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.

Një fëmijë vetëm 3 vjec është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte rrugën.

Sipas informacioneve, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhurrrugën transballkanike të qytetit të Vlorës, ndërsa pas përplasjes shoferi i automjetit tip “Toyota”, e ka dërguar të miturin në spital dhe më pas është shoqëruar në komisariat për të dëshmuar mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 13.07.2018, në rrugën ”Gjergj Kastrioti”, ka ndodhur aksident rrugor.

Për pasojë shtetasi A.G., drejtues i mjetit tip ”Toyota”, ka aksidentuar në gjendje të rëndë një fëmijë të mitur 3 vjeçar.

Shërbimet Policore kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 13/07/2018, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori