Aksident i frikshëm në Peqin, plagosen rëndë dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Papër. Për pasojë dy persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Përplasja ka qenë aq e fortë, sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses pë të nxjerrë dy të plagosurit. Aja janë dërguar në spital dhe mjekët thonë se janë në rrezik serioz për jetën.

Ndërkohë, Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave, ku dyshohet se shpejtësia dhe reshjet e dendura të shiut të ketë qenë shkaqet për këtë aksident.

Shtuar më 16/07/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori