Aksident i frikshëm në Greqi, vdes shqiptari dhe plagosen dy të tjerë
Pëlqej
Një 61 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen nga një aksident në Poiana në Greqi, ndërkohë që mësohet se dy shqiptarë të tjerë të rinj janë plagosur.

Mediat greke shkruajnë se tre shqiptarët kishin ardhur ilegalisht në shtetin fqinj dhe se mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 20:30 kanë shkuar pranë banesës së shoferit grek i cili kishte mundësuar kalimin për ti dorëzuar shumën e parave për kalimin e tyre në Greqi.

Tre shqiptarët, 61 vjeçari dhe dy të rinjtë përkatësisht 24 dhe 28 vjeç po ashtu edhe shoferi grek kanë hipur në fugon e ndërsa janë pikasur nga policia.

Kjo e fundit ka bërë sinjale për të ndaluar por shoferi grek i moshës 73 vjeç ka shtuar edhe më tepër shpejtësinë. Kjo ka sjellë edhe përplasjen me një tjetër mjet duke lënë kështu të vdegur njërin prej shqiptarëve dhe të plagosur 2 të rinjtë si edhe vetë.

61 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital e ndërsa të lënduarit e tjerë mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa ende nuk bëhen të ditura identitetet e tyre.
Shtuar më 11/01/2018, ora 18:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori