“Shfrenohen” premtimet për fushatë, habit kryebashkiaku i Kamzës: Do ndërtojmë kënd lojërash për të moshuarit

Fushata zgjedhore ende nuk është hapur zyrtarisht, megjithatë kandidatët kanë filluar premtimet për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Nga ujë i pijshëm për 24 orë, te transport publik pa pagesë dhe autobusë “super të shpejtë”, pretendentët për bashkitë janë në garë me njëri-tjetrin për t’u ofruar sa më shumë qytetarëve.

Megjithatë, mes gjithë premtimeve, më shumë ka rënë në sy ai i dhënë nga kryebashkiaku aktual dhe i rikandiduari socialist për Kamzën, Rakip Suli.

Ai u ka premtuar të moshuarve të Kamzës se mund të luajnë në këndin e lojërave që do të ndërtohet në zonë, teksa shpjegon planet e tij për qytetin.

“Jemi në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do të ketë me kënd lojërash, me lulishte, flas për të gjitha moshat. Dhe për moshën e tretë që mund të lozin dhe mosha e tretë”, thotë Suli ndër të tjera në video. /albeu.com