Aksident i frikshëm në Elbasan, shoferja përplas për vdekje 60 vjeçarin
Pëlqej
Një aksident ka ndodhur në Elbasan, ku një 48-vjeçare me inicialet A.D nga Elbasani, la përplasur një kalimtar.

I aksidentuari Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Elbasan –Peqin, shtetasja A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targa AA 230 TK, ka aksidentuar shtetasin Sokrat Bodurr, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori