Aksident i frikshëm në Elbasan, makina ndahet në dysh (VIDEO)
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Mengel të Elbasanit në orët e para të mëngjesit.

Mësohet se dy makina janë përplasur mes tyre duke shkaktuar shkatërrimin total të njërës prej makinave. Fatmirësht raportohet se nuk ka të lënduar pavarësisht aksidentit të rëndë.

Sipas pamjeve të publikuara nga JOQ, automjeti tip “Mercedes Benz” ka pësuar goditje të vogla dhe është prishur në pjesën e parakolpit, ndër automjeti tjetër, ai tip “Volkswagen” Passat është shkatërruar tërësisht.

Gati-gati mund të themi që është palosur më dysh.

Në automjetin e shkatërruar udhëtonte vetëm një djalë i ri, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa asnjë gërvishtje. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori