Aksident i frikshëm në Durrës, shoferi i ri përplas keq një grua
Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Durrës por po aq i tmerrshëm është edhe reagimi i të plagosurës e cila në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme nuk ka pranuar të shoqërohetspital duke vazhduar rrugën e mbuluar në gjak.

Në afërsi të Urës së Dajlanit një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një i ri ka përplasur këmbësoren. Ndonëse me shpejtësi, mjeti ndaloi për t’i dhënë ndihmë gruas por ajo refuzoi, aspak e ndërgjegjshme për rëndësinë e jetës së saj dhe situatën e krijuar, shkruan Newsbomb.

Ndonese e mbuluar nga gjaku ajo nuk ka pranuar që të shoqërohet për në spital. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilat po hetojnë lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. /albeu.com/

Shtuar më 18/07/2017, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori