Një
aksident i rëndë ka
ndodhur në Durrës ku një i ri është aksidentuar me
motor.
Mësohet se gjithçka ka
ndodhur rreth 30 minuta më parë dhe fatmirësisht policia ndodhet pranë të lënduarit, por ende nuk ka mbërritur ambulanca, shkruan JOQ.
I shtrirë në tokë,
gjaku i rrjedh nga pjesa e kokës dhe siç duket, gjendja sa vjen e më shumë përkeqësohet.
I lënduari, identiteti i të cilit nuk
dihet, ka qenë duke udhëtuar vetëm me
motor, pa kaskë mbrojtëse, ndërsa nuk
dihet ende si ka
ndodhur aksidenti. /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2018,
ora 12:20