Aksident i frikshëm mes makinave, humb jetën 21 vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Breshia të Italisë.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 21 vjeçar nga Shqipëria.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të ditës së sotme ku mjeti “Citroen” që drejtohej nga i riu shqiptar është përplasur me një tjetër automjet i cili drejtohej nga një 63 vjeçar italian në autostradën 469 në Sarcino.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ndodhej vetëm në makinë e ndërsa në automjetin që drejtohej nga shtetasi italian ishin edhe dy prindërit e tij të moshuar të cilët kanë mbetur po ashtu të plagosur rëndë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori