Aksident i frikshëm, makinat bëjnë "xing" në autostradë
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të ishull Lezhës.

Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe dy drejtuesit e secilit prej mjeteve janë lënduar lehtë dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kryqëzimi i Ishull-Lezhës është kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve, pasi aty kanë ndodhur shumë aksidente të frikshme.
Shtuar më 25/11/2020, ora 19:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori