Aksident automobilistik, vdes 38-vjeçari
Arkivi
Një 38 vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur 'Pishat' në Bulqize rreth ores 19.00 të mbrëmjes së kaluar ku njeë makinë tip Benz me targa BZ 2148 A ka dalë nga rruga duke u perplasur me borduren anesore të betonit, 30 metra dhe më pas është përplasur me një automjet tjeter, i cili po kalonte në ato momente duke i shkaktuar vetëm dëme materiale.

Si pasoje e përplasjes drejtuesi i automjetit, Islam Ceni ka gjetur vdekjen e menjehershme dhe janë plagosur lehte 3 pasagjerë të tjerë, të cilet ndodheshin në makine bashke me viktimen. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori