Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti
rrugor i cili ka ndodhur në aksin
rrugor Korcë-Pogradec. Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Vashtmi teksa 2 efektivët
Erando Horanlli dhe
Adriatik Bezati kanë dalë nga rruga me makinën e tyre duke përfunduar në ara për të shmangur përpalsjen e një 48-vjecari, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në anën tjetër me një kafshë pune. Tre të plagosurit
Erando Horanlli,
Adriatik Bezati dhe Haxhi Dino janë dërguar në spitalin e Korcës, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2012,
ora 14:21