Aksident afer Vores, 1 i vdekur dhe 3 te plagosur
Albeu.com
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre personave të tjerë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë. Sipas informacioneve një makinë është përplasur me trajlerin dhe për pasojë ka ...... gjetur vdekjen shtatasi Viktor Preza ndërsa nuk bëhen të ditur emrat e të plagosurve. Mësohet se të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Krujës dhe më pas dy prej tyre janë dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë pasi gjendja e tyre ishte e rëndë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 21/07/2010, ora 17:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori