Aksident afer Palves , 1 i vdekur dhe 12 te lenduar
Albeu.com
Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, para dy ditësh, në Murinë, jo larg Plavës (në Mal të Zi), ka humbur jetën Rabije Gjonbalaj (70) nga Vuthajt, kurse lëndime trupore ...... pësuan Rasim Selimaj (51) e Igballe Hasangjekaj (62) nga Martinajt, si dhe Tafir Kojiq (77), Liridon Cakaj (23), Arif Kelmendi (57), Enis Kanjizha (35), Mehmet Kadria (69), Enes Çekiq (20), Naza Kandiq (54), Irma Taleviq (23) dhe Enver Kelmendi (8). Këta, pas marrje seë ndihmës mjekësore në Plavë, të gjithë kanë shkuar në shtëpitë e tyre, njoftojnë mediat e Malit të Zi, pa dhënë hollësi të tjera.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur kur kombibusi “Mercedes”, që e drejtonte Kastriot Dedushaj (46) nga Vuthajt, afër Gucisë, i cili po ashtu ka pësuar lëndime të lehta, duke udhëtuar nga Murina në drejtim të Andrijevicës, përkatësisht Beranës, pas 300 metrash nga Murina, nga shkaqe tash për tash të paditura, ka lëshuar rrugën dhe pasi është rrokullisur në një stom, pas 30 metrash është ndalur në një lendinë, mbi rrota.
Shtuar më 15/02/2010, ora 20:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori