AKP: Qytetarë të bërtasim së bashku kundër plehrave
Aleanca kundër Plehrave në një deklaratë për media i bën thirrje komunitetit që të protestojnë gjatë ditës së enjte kundër ligjit që pritet të kalojë në parlament.

Përfaqësues të kësaj Aleance dorëzuan një peticion në Kuvend, ku kërkohet amendimi i neneve të shumë debatuara ditët e fundit nga opinioni publik.

“Në këtë protestë ne sëbashku do të kërkojmë të drejtën tonë për ë jetuar në një ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Nëpërmjet kësaj proteste sëbashku ne do t’i kërkojmë depuetëve të Kuvendit shqiptar, të votojnë kundër neneve që lejojnë importin e mbetjeve në vendin tonë.
Nëse ligji kalon, ne do të kalojmë edhe tek kërkesa për Referendum dhe do riorganizohemi për një qëllim të tillë. Por, deri atëherë duam të ftojmë qytetarët që nesër, ditën e enjte në orën 11:00, të mblidhemi tek ‘Rruga e Elbasanit’, për të bërtitur një zëri kundër importit të plehrave, sepse nesër shumica synon që ta kalojë këtë ligj në Parlament”,- theksoi Blendi Kajsiu, përfaqësues i ‘Aleancës kundër Plehut’.

Kjo aleancë është formuar pas prezantimit të projektligjit nga ane qeeverisë në të cilën lejohet importimi i plerhave nga vende të tjera./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori