Aksident në Fier, makina merr përpara nënën dhe djalin e saj të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një mjet ka përplasur nënën dhe djalin e saj të mitur.

Sipas policisë gjendja e të aksidentuarve është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po heton në lidhje me shkaqet.

Njoftimi i policisë: 

Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com