"Akoma më e keqe se i vëllai", çfarë e pret botën nëse vjen një diktatore
E motra e Kim Jong-un, Kim Yo-jon mund të jetë akoma më e keqe se vëllai nëse merr drejtimin e vendit. Sipas disa raporteve sekrete dhe ende të pakonfirmuara, ajo përbën një kërcënim më të madh nuklear për SHBA-në se sa i vëllai.

Në fakt këtë mendim kanë edhe ekspertët e diplomacisë pasi lajmeve të pakonfirmuara që raportohen se Lideri Suprem i Koresë së Veriut është në koma.

Profesori Sung-Yoon Lee thotë që raportet e shërbimeve sekrete shpesh ekzagjerohen, por sipas tij është e qartë që ajo po rritet për të marrë pushtetin. Ai parashikon ndër të tjera se motra e vogël e Kim Jong-un ka për qenë një “diktatore më e keqe”.

“Mënyra se si ajo duhet të ndërtojë besueshmërinë dhe për të fituar respektin e të tjerëve nuk do të bëjë duke qenë e mirë, po duke qenë një diktatore e ashpër me njerëzit dhe kërcënim i besueshëm bërthamor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ai.

Sipas profesorit, Kim Yo-jong ka nevojë të jetë e pamëshirshme në vitet e para të drejtimit. Me të njëjtin mendim është edhe një ish-kolonel i ushtrisë amerikane.

“Mendoj se duke pasur parasysh reputacionin dhe historinë e familjes, ajo do të udhëheqë me dorë të hekurt”, tha David Maxwell.

Madje ekspertët mendojnë se ajo do të nisë një operacion për të hequr të gjithë drejtuesit kryesorë të qeverisë dhe për të vendosur njerëzit e saj të besuar.

Këtë javë kanë qarkulluar nëpër media se Kim Jong-un është në koma, madje disa thonë që ai mund të ketë vdekur. Megjithatë, disa të tjera shkruajnë se ai ka deleguar disa pushtete tek njerëzit e afërt për të përballuar stresin.

Për shërbimet sekrete të Koresë së Jugut, Kim mbetet ende në fuqi, madje ai është personi që thotë fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm.
Shtuar më 25/08/2020, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori