Çako firmos pezullimin e shefit të policisë së Lezhës
Shefi i policisë së Lezhës, Dritan Lena, është pezulluar nga detyra. Pezullimi, sipas "News 24" është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako, me argumentin "Shkelje e procedurave dhe standarteve në punë"; "Menaxhim i dobët i situatave në Lezhë".

Lena ishte emëruar përkohësisht në këtë detyrë në muajin korrik 2016. Ndaj tij është ngritur një hetim nga Prokuroria, për periudhën ku drejtonte komisariatin nr.4 Tiranë dhe ishte bërë problem shtimi i sipërfaqeve me kanabis në zonën e Dajtit. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori