AKKVP merr pjesë në festivalin "Ballkan Trafik" në Bruksel (FOTO-LAJM)

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore hap edicionin e tetë të festivalit “Ballkan Trafik” në Bruksel.
Sipas njoftimit të kjo festë multikulturore do të zhvillohet me pjesëmarrjen e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe të Grupit Artistik të Shoqatës Shqiptare “ VATRA”

Të pranishëm edhe Komisionerja e BE-së, zonja Kristalina GEORGIEVA dhe personalitete të tjera të larta. Pjesëmarrja e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ne festivalin “Ballkan Trafik” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Ambasada e Shqipërisë në Belgjikë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2014, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori