AKEP shtyn afatin e autorizimit për kompaninë AMC
Pëlqej
Këshilli Drejtues i AKEP-it shtyn afatin e vlefshmërisë së autorizimit Individual të rinovuar të kompanisë së telefonisë së lëvizshme, AMC, deri në një vendim përfundimtar.

Sipas këtij vendimi afati i vlefshmërisë së autorizimit Individual ishte miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues të AKEP në datë 26.12.2008 dhe përfundonte në 19.08.2014.
Kjo shtyrje afati erdhi si pasojë e mospërmbushjes për shkak të rrethanave konkrete dhe afatet proceduriale të përcaktuar në VKM Nr.496, datë 22.07.2014 për “Miratimin e rregullave e të procedurave të rinovimit të autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të dhëna me konkurrim”.

AMC, pjesë e grupit Cosmote dhe sot pjesë e “Deutsche Telecom”, është kompania e parë e huaj që hyri në tregun e telefonisë së lëvizshme kur bleu kompaninë publike shqiptare AMC (Albanian Mobile Telekomunication).
Në Shqipëri lëshimi i sinjalit të parë të telefonisë celulare në Shqipëri AMC u bë në maj 1996 dhe më pas u ble nga “Grupi Telenor-Cosmote” në vitin 2000 me 85% të aksioneve. Sot, kompania AMC numëron 2.3 milionë abonentë, mbi 50% të tregut të telefonisë së lëvizshme dhe me shkallë penetrimi 75%. AMC zotëron tre licenca: të shërbimit GSM, të shërbimit të transmetimit si dhe shërbimin e internetit.Në fillim të vitit 2012, AMC lançoi në Shqipëri shërbimet 3G të shpejtësisë së lartë.
Shtuar më 22/08/2014, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori