Mesazhi i Kim para largimit, Xhaferaj: Po i zbeh entuziazmin e qeverisë, ikja e saj nuk do të thotë se SHBA do të ndalojë luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, është drejt mbarimit të mandatit të saj dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit të saj. Përflitet se pasuesi i Kim mund të jetë David Kostelanick, i cili është aktualisht është këshilltar i stafit ushtarak në Pentagon “US Army Joint Staff”.

Ka qenë vetë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj, duke shkruar në Facebook: “Konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”.

Por ndërkohë që ndodhi kjo, ambasadorja ka dalë ditën e sotme me një editorial ku e vë theksin te lufta kundër korrupsionit. Editoriali në fjalë është një përgjigje direkte ndaj mazhorancës.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar, ka reaguar deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj, i cili shkruan se ambasadorja Kim, me editorialin e sotëm, po sigurohet të zbehë entuziazmin e qeverisë për largimin e saj, duke “i kthyer nderin” mazhorancës siguruar se angazhimi i SHBA-së per crrenjosjen e korrupsionit qe ka mberthyer Shqiperine nuk do te zbehet me largimin e saj.

Reagimi i Ferdinand Xhaferajt:

Ambasadorja Kim sigurohet te zbehe entuziazmin e qeverise per largimin e saj.

Ndersa qeveria shqiptare nxitoi dy dite me pare me nje akt te paprecedent diplomatik te informonte per fillimin e procedurave per zevendesimin e ambasadores Kim, sot Ambasadorja “I ktheu nderin” duke i siguruar se angazhimi i SHBA-se per crrenjosjen e korrupsionit qe ka mberthyer Shqiperine nuk do te zbehet me largimin e saj.

Tentativave te qeverise per te kontrolluar zgjedhjen e kreut te SPAK-ut, ambasadorja iu pergjigj duke rikujtuar se Presidenti Biden a ka percaktuar luften kunder korrupsionit si interes thelbësor të Amerikes.

Madje, ne qershor 2021, ka nenshkruar nje Urdher Ekzekutiv, i cili ka per qellim te rrise pasojat per kedo qe minon institucionet demokratike dhe destabilizon Ballkanin Perendimor, përfshi Shqiperine.

Ne reagimin e saj ambasadorja Kim theksoi se “I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit”.

Per nga menyra se si funksionon gjeopolitika, frytet e diplomacise shpesh nuk ndihen ne afat-shkurter.

Kjo konfirmon se korrupsioni masiv do te jete murtaja qe do te zeroje ne syte e aleateve cdo “nder” gjeopolitik te bere nga Rama me shpresen se permes tyre do te fshihte bemat e deritanishme.


Shtuar 10.12.2022 20:42