AK themelon degën e saj në Bruksel
Aleanca Kuq e Zi i ka zgjeruar më tej degët e saj. Të shtunën aktivistët e AK-së kanë themeluar degën e tyre në Bruksel, ku kanë zhvilluar edhe një tubim me emigrantët shqiptarë në Belgjikë.

Gjatë këtij tubimi, aktivistët kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër opsionit të fesë dhe etnisë në procesin e regjistrimit, duke nënvizuar se shqiptarët janë një komb i vetëm.

“Në BE do integrohemi vetëm, do të bashkohemi si shqiptarë dhe jo si kosovarë e maqedonas”, ka deklaruar përfaqësuesi i Aleancës.

“Shqipëria dhe Kosova mbetën të fundit për në Bashkimin Evropian. Politika më e mirë është shqiptarizmi”, kanë shtuar ata. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori