Po i fshihen publikut? Mozzik dhe Loredana kapen “mat” në Gjermani (FOTO LAJM)

Loredana dhe Mozzik kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave, pas ndarjes një vit më parë. Ish-çifti që janë dhe prindër të një vajze është përfolur shumë mbi arsyet që çuan në ndarje, por ata janë treguar shumë të rezervuar duke mos folur kurrë publikisht rreth kësaj.

Mirëpo, pas ndarjes së bujshme dhe pas “paqes” që Loredana bëri me çiftin zvicerian që e akuzuan për mashtrim pak kohë më parë, duket se gjërat mes tyre po rregullohen. Të paktën këtë kanë lënë të kuptohet nga një videoje që ka qarkulluar në rrjete sociale, pasi dyshja janë parë bashkë në Gjermani.

Dy artistët janë parë në një qendër tregtare në në Stuttgart shumë pranë njëri-tjetrit. Ky mund të jetë një fillim i ri për dyshen, pasi Loredana zgjidhi problemet me çiftin zvicerian. Videoja ka çmenduar fansat e dyshes, të cilët besojnë se Loredana dhe Mozzik janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Kujtojmë që përsa i përket muzikës, dyshja po zhvillon një karrierë të suksesshme. Mozzik lançoi pak kohë më parë albumin “Mozzart”, ndërkohë që Lori pritet të vijë me albumin “Medusa” në Dhjetor.


Shtuar 27.09.2020 07:22