A duhet të shqetësohemi nga tërmeti fiks pas dy vitesh? Flet për Albeu.com sizmologu Aliaj

Ditën e sotme në vendin tonë janë ndjerë lëkundje tërmeti në disa qytete.

Lëkundjet kanë qenë të lehta, por ajo që i ka shqetësuar më shumë qytetarët është se, tërmeti ka rënë në të njëjtën orë dhe datë si para dy viteve, më 21 shtator, që parariu atë të 26 nëntorit.

I pyetur nga Albeu.com nëse duhet që qytetarët të shqetësohen nga kjo “rastësi”, sizmologu Shyqyri Aliaj është përgjigjur duke thënë:

“Jo, nuk përbën asnjë shqetësim. Ishte në Burrel, 3.1 Rihter, lëkundje shumë e lehtë”.

/albeu.com/


Shtuar 21.09.2021 16:46