AK proteston në Korçë, "Jo pazare me Athinën"
Pëfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar gjatë ditës së sotme para Drejtorisë së Policisë së qytetit të Korçës duke kërkuar arrestimin e kreut të organizatës së Omonias i cili u dënua me 1 vit burg për dhunimin e varreve në Boboshticë.

Ata kanë nisur protestën e tyrë tek drejtori më pas janë nisur drejtë konsullatës greke ndërsa në duar mbanin parrula si ‘Na kthe eshtrat Gjeneral’, ‘Jo pazare me Athinën’ dhe ‘Qeveria tundi eshtrat e të parëve’. Në protestë ata kanë kërkuar që Greqia të mos ndërhyjë në punët e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2012, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori