AK para zyrës së Topallit: Kemi gra të lustruara dhe gra të dhunuara
Forumi i Gruas Kuq e Zi protestoi të martën përpara zyrës së kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në mbrojtje dhe ndërgjegjësim të nivelit të lartë të dhunës mbi gruan shqiptarë.

Ato ekspozuan përpara zyrës së Kryetares së Kuvendit një banderolë, e cila pasqyronte realitetin e gruas shqiptare, ku një pjese e kufizuar jeton nën luksin e pushtetit, ndërsa pjesa tjetër në terrorin e dhunës dhe neglizhencës së strukturave shtetërore të paafta për të mbrojtur gruan shqiptare nga fenomeni i dhunës dhe vrasjes.

“Jemi sot këtu për të denoncuar neglizhencën e strukturave shtetërore që gruan shqiptare e kanë lënë pas dore. Krahasoni të nderuar qytetarë “gratë e vrara me gratë e marra”. Këta deklarojnë se kanë arritur nivelin e përfaqësimit të gruas me 30% në politike dhe nivele drejtuese, në fakt janë 30% gra të cilat lustrohen, ndërkohë që janë me mijëra që dhunohen dhe të pambrojtura. Kryetarja e Kuvendit prej 16 vitesh ka marrë peng karrigen e Kuvendit duke treguar tolerancë zero ndaj diversitetit të gruas në politike. Gratë e Kuvendit të Shqipërisë janë imazhi jo realist i gruas shqiptare. Gra, të cilat ruhen me truproje dhe eskorta policore, ndërkohë që në zona të ndryshme të vendit gratë e thjeshta shqiptarë bien pre e krimeve makabre dhe masakrimeve si në filmat horror. Shembulli që duhet të jepnin këto gra duhet të ishte krejt tjetër nga ai që në shohim përditë. Gra që ruhen nga një komisariat e tërë policie e ndërkohë në zonat e thella të Shqipërisë nuk ka policë për të garantuar të drejtat minimale të grave shqiptare”, u shpreh përfaqësuesja e Forumit të Gruas Kuq e Zi, Margarita Kola, gjatë deklaratës për shtyp



AK deklaron sot dhe garanton mbarë nënat, gratë dhe vajzat shqiptarë se pas 23 qershorit do të bëjë gjithçka për të ndryshuar legjislacionin dhe ligjet në fuqi duke rritur maksimalisht dënimin për dhunën ndaj grave shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori