AK në Rrogozhinë: Të largojmë qeverinë më të korruptuar
Kreshnik Spahiu
Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një tubim në qytetin e Rrogozhinës ku qindra qytetarë iu bashkuan kësaj lëvizje politike. I pranishëm ishte kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i cili kërkoi nga qytetarët mbështetje për largimin e qeverisë, e cila sipas tij ishte më e korruptuara në Evropë.

“Të largojmë qeverinë më të korruptuar në Evropë dhe ta bëjmë sa më parë, dukë bashkuar forcën e zërit dhe fuqinë e dijes. Të bashkuar do t’ia dalim të largojmë qeverinë e ministrave më të pasur në historinë 100 vjeçare të Shqipërisë. Ata s’janë burra ata janë burracakë. Kanë angazhuar çdo qelizë të pushtetit të tyre që e trajtojnë si pronë të trashëguar për të bllokuar ortekun kuqezi i cili po mbledh rreth tij shqiptarët pa dallim feje, krahine, gjinie dhe bindje. Ata kanë frikë nga ne, kanë frikë nga ju, ata kanë frikë nga kuqezinjtë” – deklaroi Spahiu. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2012, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori