AK në Korçë: Këtu është tokë shqiptare
Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar aksionin e radhës në komunën Liqenas të Korçës duke vendosur tabela orientuese në gjuhën shqipe. Në këtë komunë jetojnë përfaqësues të komunitetit maqedonas dhe për rrjedhojë tabelat informuese në rrugët dhe institucionet e kësaj komune janë të shkruara në gjuhën maqedonase.

Aleanca Kuq e Zi e konsideron të papranueshëm faktin që në tabelat informuese dhe institucionet në komunën e Liqenasit në qarkun e Korçës tabelat informuese në rrugë dhe institucione nuk përmbajnë gjuhën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, gjuhën shqipe. Pas konstatimit të këtij fakti aspak të drejtë dhe ligjor Aleanca Kuq e Zi u nis drejt komunës Liqenas për të vendosur në vendin e duhur dinjitetin e simboleve kombëtare,” thuhet në deklaratën e AK.

Dhjetëra aktivistë të AK kanë qarkulluar në komunën Liqenas dhe kanë vendosur në tabelat e rrugëve dhe institucioneve të kësaj komune simbolin kombëtar të Republikës së Shqipërisë si dhe tabelat “këtu është tokë shqiptare”.

Aleanca Kuq e Zi denoncon me forcë fenomenin e asimilimit të simboleve kombëtare shqiptare në disa nga fshatrat e Korçës dhe mungesa e vëmendjes nga strukturat shtetërore kundrejt këtij fenomeni negativ ka sjellë zhdukjen e simboleve kombëtare nga tabelat informuese në rrugë dhe institucione. Aleanca Kuq e Zi zotohet përpara mbështetësve të saj dhe mbarë popullit shqiptar se do të udhëtojë në çdo qytet të Republikës së Shqipërisë për të vendosur simbolin kombëtar dhe dinjitetin e shqiptarëve në vendin e merituar dhe legjitim,” thekson deklarata e AK. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2012, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori